Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës pjesë e hapjes së manifestimit rajonal dimëror “Trekufiri – një ditë, një majë, skiatorë në tri shtete”

Në Tropojë u mbajt ceremonia e hapjes së manifestimit rajonal dimëror “Trekufiri – një ditë, një majë, skiatorë në tri shtete”, aktivitet që po konsolidohet si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet komunave të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, me fokus promovimin e sporteve dimërore dhe turizmit malor.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka, shefi i Kabinetit të Kryetarit, Xhavit Alijaj, si dhe përfaqësuesi i Sektorit Ligjor, Florent Koci.

Në fjalën e saj, drejtoresha Roka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e kulturës dhe sportit, duke vënë në pah se kufijtë nuk kanë qenë asnjëherë pengesë për zhvillimin e aktiviteteve që bashkojnë komunitetet dhe promovojnë vlera të përbashkëta. Ajo shprehu gjithashtu kënaqësinë që Komuna e Gjakovës do të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Për Komunën e Gjakovës, pjesëmarrja në iniciativa të tilla krijon mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialeve turistike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit dhe sportit malor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike