Sot, Diellza është e lumtur sepse ka filluar praktikën në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Drejtoresha e DKRS-së, Saranda Hyseni Maloku javën e kaluar premtoi që Diellza, por edhe shokët e shoqet e saj, kanë mundësinë e realizimit të praktikës në këtë drejtori.
E Diellza, nga sot u bë pjesë e kësaj drejtorie dhe ngrohtësinë e gjeti edhe tek kolegët tjerë që e mirëpritën. Qëlloi që dita e saj e parë të jetë intensive me punë, sepse pikërisht sot ishte edhe mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale.
Pozitë e opozitë janë shumë të parëndësishme karshi asaj që quhet njerëzore!