Ka nisur sonte faza e dëgjimeve buxhetore ne rajone të ndryshme të komunës së Gjakovës me ç’rast para banorëve do të prezentohet planifikimi i buxhetit komunal dhe projektet e planifikuara në zonat përkatëse.
Me pjesmarrjen e drejtorit për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, atij për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal Haxhi Sejdija dhe Edmond Dushi, dëgjimet buxhetore fillimisht janë mbajtur në fshatin Ponoshec me target banorët e Rekës së Keqe dhe ne fshatin Sheremetaj, që përfshin Lugun e Carragojes.
Para banorëve në keto dy fshatra, drejtori Halilaj ka prezentuar buxhetin dhe projektet e planifikuar, teksa ka bërë të ditur se nga buxheti i përgjithshëm, vetëm për investime kapitale janë të ndarë mbi 7 milion euro, shumë kjo që mund të rritet deri në 9 milion ditëve në vazhdim, falë rritjes së vazhdueshme të të hyrave vetanake.
Banorët e Rekës së Keqe dhe të Lugut të Caragojes janë shprehur falenderues për projektet e realizuara deri me tani, ndërsa kanë paraqitur edhe kërkesa të reja per investime të ndryshme.