Komuna e Gjakovës, përkatësisht zyra e kryesueses së Kuvendit Komunal dhe drejtoria për Buxhet dhe Financa, kanë nisur serinë e takimeve me qytetarë, në kuadër të Dëgjimeve Buxhetore për buxhetin komunal për vitin 2023.
Dy takimet e para janë mbajtur në rajonin e Dushkajës, në fshatrat Bec dhe Cermian, me ç’rast para banorëve të këtij rajoni janë prezentuar projektet që komuna ka planifikuar t’i realizojë në vitin 2023.
Gjithashtu, zyrtarët komunal kanë pranuar edhe kërkesat për investime konkrete të cilat janë paraqitur nga banorët.
Ndryshe, shuma e planifikuar për investime kapitale për vitin 2023 është rreth 11.5 milion Euro, mjete këto që pritet të shpenzohen në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.