Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e Klubit Futbollistik “Vëllaznimi”, së bashku me kryetarin e klubit, Gazmend Boshnjaku.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjakovës konfirmon mbështetjen për klubin e qytetit, me synimin për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e tij dhe arritjen e objektivave sportive.
Duke marrë parasysh fillimin e mirë të kampionatit dhe seriozitetin e treguar nga drejtuesit dhe ekipi, synimi është që në vitin jubilar, kur klubi shënon 100-vjetorin e themelimit, “Vëllaznimi” të arrijë ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.
Komuna e Gjakovës do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe klubet e qytetit, duke kontribuar në zhvillimin e tyre dhe në arritjen e sukseseve të reja.