Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i është bashkangjitur fushatës për vetëdijësimin e grave për kancerin e gjirit që është zhvilluar përgjatë tërë muajit tetor.
Në bashkëpunim me “Europian Clinic”, përgjatë tetorit janë kryer 50 pap teste gratis për të gjitha gratë e interesuara ndërkohë që do të vazhdojë të jetë në funksion edhe Mamografi për diagnostifikimin e grave të interesuara.
Po ashtu o të mbahen ligjerata të rregullta nëpër objektet e Qendrave të Mjekësisë Familjare. Ligjerata e parë do të mbahet nesër prej orës 12:00 në ambientet e QKMF-së.
Përndryshe, aktivitetet për muajin kundër kancerit të gjirit kanë nisur sot me aktivitetin “Race for the Cure” që u mbajt në qendër të qytetit të Gjakovës.