Komuna e Gjakovës ka nisur procedurat për anëtarësimin e saj në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (Open Government Partnership – OGP), një organizatë ndërkombëtare kjo që synim ka ngritjen e transparencës dhe bashkëpunimit në mes të institucioneve, qytetarëve dhe organizatave të ndryshme.
Në një punëtori të mbështetur nga NDI/USAID, në koordinim me projektin e USAID për Integritet të Komunave të Kosovës, zyrtarët komunal, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile kanë mësuar më shumë për funksionimin e OGP-së dhe kriteret që duhet të plotësojë komuna e Gjakovës për anëtarësim në këtë organizatë.