Komuna e Gjakovës është institucioni i parë publik i certifikuar me standardin ndërkombëtar të menaxhimit me cilësi ISO 9001:2015 nga trupa certifikuese gjermane TUV NORD CERT.
Në ceremoninë zyrtare të certifikimit, është thënë se ky standard jep udhëzimet për institucionet publike për zbatimin e sistemit të cilësisë së shërbimeve komunale ndaj qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara. Ndërsa, drejtorive komunale i’u është dhënë mundësia për t’i azhurnuar proceset e tyre të punës konform kërkesave të standardit ISO.
Me këtë rast, drejtori për Punë të Përgjithshme Administrative, Flamur Fetahaj, është shprehur se ky vlerësim është motivim shtesë për Komunën e Gjakovës që të rrisë cilësinë e shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve.