Komuna e Gjakovës dhe Save the Children do të realizojnë edhe më tutje projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijës, qeverisjes për të drejtat e fëmijëve dhe shëndetësi .
Për këtë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka nënshkruar vazhdimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me këtë organizatë, marrëveshje kjo e cila zgjatë deri në fund të vitit 2024.
Kryetari Gjini është shprehur i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai udhëheq për realizimin e projekteve në kuadër të këtij memorandumi.