Falë donacionit të dorëzuar ditë më parë nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, sot zyrtarët e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.
Edhe kësaj radhe, Policia e Kosovës u përkujdes për mbikëqyrjen e distancës sociale, ndaj të cilëve jemi gjithmonë mirënjohës.Komuna e Gjakovës, mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që iniciativa të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.