Kryetari i Komunës Ardian Gjini bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi
për vendosjen e gypit të ri të ujësjellësit përgjatë rrugës së re që po ndërtohet në daljen për Pejë.
Një investim si ky është i rëndësishëm për qytetin, për sistemin e furnizimit me ujë në Gjakovë.
Komuna e Gjakovës do të financojë 49 përqind të këtij projekti dhe i njëjti do të jetë aset i KRU “Gjakova”.