Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) .
Memorandumi parasheh që Komuna e Gjakovës të liroj nga tarifat për leje ndërtimore, personat e zhvendosur nga radhët e komuniteteve RAE të cilëve do të iu ndërtohen shtëpi banimi e të cilat financohen nga Bashkimi Europian dhe mbështeten nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë direkt shtatë (7) familje të zhvendosurish.