Shoqata Bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale kanë shpërndarë 300 pako ushqimore dhe higjienike, për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.
Kjo iniciativë, e quajtur “Sofra e Ramazanit”, ndërmirret për të lehtësuar jetesën e këtyre familjeve, në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. E njëjta do të vazhdojë deri në Natën e Fitër Bajramit.