Nën kryesimin e Kryesuesit të Komitetit për Komunitete, Emrah Cermjani, u mbajt mbledhja e katërt e rregullt e këtij komiteti në Komunën e Gjakovës.
Mbledhja nisi me shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes paraprake, ndërsa më pas u prezantuan informatat nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Udhëheqësja e Drejtorisë për Shëndetësi, Dafina Kazazi Olloni, prezantoi planin e punës së drejtorisë, duke theksuar se shërbimet shëndetësore në Komunën e Gjakovës ofrohen në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim për të gjithë qytetarët. Ajo gjithashtu vuri në pah rritjen e mbështetjes përmes subvencioneve në fushën e shëndetësisë.
Në vijim të mbledhjes, zyrtarja për komunitete, Shpresa Karaxha, prezantoi raportin mujor të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), duke informuar anëtarët për aktivitetet dhe angazhimet e realizuara gjatë periudhës raportuese.
Në përmbyllje, anëtarët e Komitetit diskutuan edhe çështje të ndryshme me interes për komunitetet në Komunën e Gjakovës.