Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Lorenzo D’Addario dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim me gjeneralin D’Addario, kryetari Gjini ka folur për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës por edhe më gjerë, ndërsa nuk kanë munguar edhe diskutimet për planet dhe projektet e komunës së Gjakovës.
Gjenerali D’Addario ka bërë të ditur se ka qenë edhe më përpara në Gjakovë dhe gjatë kësaj vizite ka vërejtur përmirësime të dukshme, qoftë në infrastrukturë, qoftë në ambient e të tjera.