Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur në një vizitë komandantin e përgjithshëm të KFOR-it Gjeneral Major Lorenzo D’ Addario.
Në këtë takim është biseduar kryesisht per situatën e sigurisë në Kosovë, por edhe në nivelin lokal, me ç’rast është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë dhe stabile.
Gjatë takimit kryetari Gjini e ka njoftuar komandantin D’Addario për projektet zhvillimore të cilat janë duke u realizuar apo janë në pritje të realizimit. Komandanti D’Addario e ka vlerësuar lartë angazhimin e kryetarit Gjini dhe qeverisjes lokale në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive karshi qytetarëve të komunës së Gjakovës.