Në menyrë që të krijohet një atmosferë sa më e ngrohtë gjatë ketyre ditëve të muajit të Ramazanit, 100 familje nga komuna e Gjakovës kanë përfituar sot pako ushqimore dhe higjienike.
Këto ndihma janë siguruar nga fondacioni “Jetimat e Ballkanit” ndërsa lista e familjeve përfituese është përpiluar nga zyrtarët e qendrës për Punë Sociale bazuar në bazën e të dhënave të familjeve me kushte të rënda ekonomike.