Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Inaugurohet mbi 2 milion euro investime infrastrukturore në Rekën e Keqe

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me ministrin i ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj sot kanë inauguruar rrugën e rikonstruktuar Gjakovë – Ponoshec – Junik, rrugë kjo në gjatësi 25 kilometra, me vlerë të investimit rreth 850 mijë euro.

Kryetari Gjini dhe ministri Lekaj, gjithashtu kanë inspektuar kanë inspektuar punimet edhe në urën mbi lumen “Erenik”, urë e cila lidh magjistralen Gjakovë – Ponoshec – Junik, por si projekt i veçantë kap vlerën e investimit rreth 550 mijë euro.

E po sot kryetari Gjini dhe ministri Lekaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në rrugën Smolicë – Nivokaz, në gjatësi mbi 7 kilometra dhe me vlerë të investimit rreth 550 mijë euro.

Të tri këto projekte që janë realizuar dhe pritet të realizohen në regjionin e Rekës së Keqe, janë investime të ministrisë së Infrastrukturës dhe kapim vlerën e përgjithshme mbi 2 milion euro.

Gjatë këtyre ceremonive, kryetari Gjini dhe ministri Lekaj, kanë thënë se këto projekte janë të domosdoshme për banorët e Rekës së Keqe, por edhe për ata të rajoneve tjera të Gjakovës, Junikut, Deçanit dhe të Tropojës së Shqipërisë, pasi me këto investime të gjitha këto rajone po lidhen mes vete, duke e forcuar kështu lidhjen e përhershme që tradicionalisht e kanë pasur.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike