Në Doblibarë të Komunës së Gjakovës, është përuruar faza e parë e punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini.
Ky investim do të rrisë produktivitetin dhe sigurinë ushqimore në këtë rajon.
Në ceremoninë e inaugurimit të këtij projekti, të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Durim Halilaj, bujq dhe banorë të zonës së Dukagjinit.
Kryeministri Hoti u shpreh se nuk ka investime më produktive sesa ato në sistemin e ujitjes. “Jam i lumtur që tash me këtë sistem, mund të mbulohet hapësira prej 5 mijë hektarë tokë bujqësore, me shpresë që shpejtë të funksionalizojmë edhe 4-5 mijë hektarë shtesë deri në 10 mijë hektarë” deklaroi ndër të tjera ai.
Kryetari Gjini, përgëzoi të gjithë bujqit e zonës së Dukagjinit për këtë projekt, frytet e të cilit do të shihen shumë shpejtë. “Faleminderit Kryeminstër Hoti, Ministër Mustafa, Banka Botërore, për mbështetjen që i keni dhënë këtij projekti. Urime bujqve të këtyre anëve, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme” u shpreh ai.
Projekti për rehailitimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin përkrahet nga Banka Botërore. Përmes një video mesazhi, Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci.