Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Inaugurohen rrugë të reja nëpër fshatrat e komunës së Gjakovës

Kanë vazhduar edhe sot inaugurimet e rrugëve të përfunduara dhe nisja e rrugëve të reja në pjesë të ndryshme të komunës së Gjakovës, të gjitha këto falë buxhetit të komunës së Gjakovës.

Kryetari i komunës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, fillimisht ka inauguruar rrugën e re në fshatin Babaj i Bokës, një rrugë kjo me gjatësi rreth 1.2 kilometra dhe me vlerë të investimit mbi 60 mijë euro. Kjo rrugë i është shtuar rrugëve tjera të ndërtuara në këtë fshat dhe si e tillë, pritet të ketë ndikim edhe më të madh në lëvizjen e lirë dhe pa pengesa të banorëve.

Rrugës së re, sot i janë gëzuar edhe banorët e fshatit Nivokaz. Kjo rrugë është e një gjatësie rreth 1.8 kilometra ndërsa ka kushtuar rreth 117 mijë euro. Edhe kjo rrugë është pritur shumë mirë nga banorët e Nivokazit, të cilët gjatë inaugurimit kanë thënë se tashmë e kanë më të lehtë lëvizjen brenda fshatit.

Po sot, me një ceremoni të veçantë, kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Vogovë, rrugë kjo me gjatësi 672 metra dhe me vlerë të investimit mbi 52 mijë euro.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në këto 3 fshatra, kryetari Gjini ka rikujtuar angazhimin e tij dhe të qeverisjes lokale në Gjakovë, që më së largu në vitin 2021, të gjitha rrugët dhe rrugicat në fshatra dhe në qytetin e Gjakovës të jenë të përfunduar, për tu përkushtuar më tej në realizimin e investimeve tjera kapitale në të mirë të qytetarëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike