Me homazhe dhe kurora me lule tek lapidari “Shokët e Lirisë” janë nderuar sot heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë ata që me kontributin e tyre kanë bërë që Kosova të jetë një vend i lirë dhe i pavarur.
Në 11 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, homazhe e nderime ka bërë edhe një delegacion nga komuna e Gjakovës.
Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë, komuna e Gjakovës uron të gjithë qytetarët.