Me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe tek Memoriali “Shokët e Lirisë”, kanë filluar sot aktivitetet për shënimin e 17 Shkurtit, përvjetorit të 14-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast homazhe ka bërë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorët e tij.
Duke e vlerësuar 17 Shkurtin si njëren prej ditëve më të rëndësishme, kryetari Gjini ka thënë se kjo ditë ka ardhur pas një sakrifice të madhe nga i tërë populli dhe si e tillë duhet të jetë një moment motivues për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.