Zyrtarë të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë bërë hapjen e konsultimit publik për “DRAFT PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL 2021-2029”.
Për të pranishmit, ata prezantuan detaje të këtij drafti dhe në të njëjtën kohë u shprehën të gatshëm të japin informata çdo ditë në zyret e institucionit komunal.
Qytetarët parashtruan pyetje por edhe paraqitën sygjerimet e tyre.
Ky konsultim publik zgjat 30 ditë nga dita e hapjes (20.08.2021-20.09.2021) dhe takime të tilla do të mbahen në zona të ndryshme të komunës tonë.