Në prag të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Gjakovës, është hapur Ekspozitë Retrospektive , nga piktori Gemb Xërxa .
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka.
Në fjalën e tij, Kryetari Gjini u shpreh tejet i lumtur për hapjen e kësaj ekspozite pikërisht një ditë para Ditës së Çlirimit. Ndër të tjera, ai është shprehur se talenti dhe puna e piktorit Gemb Xërxa tashmë janë të dëshmuara dhe të vlerësuara lartë nga profesionistët si dhe adhuruesit e artit. “Shumë urime për këtë ekspozitë të bukur dhe shumë suksese më tutje në projekte të tjera” tha ai.