25 shkolla të komunës, u bënë pjesë e Ekspozitës “Arti i Ripërdorimit”, e cila u organizua në kuadër të fushatës për ruatjen e mjedisit #EcoGjakova.
Përmes këtij aktiviteti, në Foajenë e Pallatit të Kulturës, u ekspozuan punime të ndryshme kreative nga ana e nxënësve tanë në bashkëpunim me arsimtarët e tyre.
Në përmbyllje të fushatës #EcoGjakova do të shpallen fituesit e kësaj ekspozite. Megjithatë, të gjitha shkollat dhe nxënësit tanë janë fitues për faktin që secili prej tyre, arritën që tek ne të përcjellin mesazhin për kujdesin që duhet treguar ndaj ambientit ku jetojmë.