1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, është një festë e madhe e dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së fëmijëve kudo në botë.
Por nuk është vetëm një ditë festive, por edhe një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve drejtë një shoqërie gjithpërfshirëse.
Në nderim të kësaj dite, sot së bashku me fëmijët realizuam aktivitete me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit të gjërë për barazi dhe gjithpërfshirje. Fëmijët mesazhet e tyre i përquan nëpërmjet shfaqjes teatrale dhe vallëzimit. Po ashtu ditën e mbyllëm me panairin gjithpërfshirës me moton “Më ofro mundësi, që të tregoj aftësi!”
Falenderojmë Komuna e Gjakovës Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sporte për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara përmes forcimit të ofrimit të shërbimeve multidisiplinare”, i financuar nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo, i implementuar nga Handikos Gjakovë.