Gjimnazi “Hajdar Dushi” ka qenë nikoqir i një delegacioni nga shteti i Iowas ne SHBA, i përbërë nga rreth 30 personalitete të ndryshme e nga fusha të ndryshme.
Në pritje të miqve nga SHBA-të ishin drejtoreshat komunale, ajo e Arsimit Eranda Kumnova Baçi, e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Adea Roka, drejtori i Gjimnazit Bedri Cahani, mësimdhënës, nxënës e të tjerë.
Gjatë këtij takimi u bisedua për tema të ndryshme dhe u shpërndanë përvoja e mundësi bashkëpunimi.
Gjithashtu u njoftua edhe për një numër të caktuar të nxënësve nga Gjakova që shumë shpejtë do të qëndrojnë për studime në shtetin Iowa të SHBA-ve.