Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Gjakovën e vizitoi nobelisti Ernesto Kahan

Është promovuar sot në Gjakovë vepra me poezi “Pakti im testament”, me autor Ernesto Kahan.
Ernesto Kahan, ka fituar çmimin Nobel në vitin 1985, për Paqe në Botë, duke luftuar kundër armëve nukleare. Është poet me renome ndërkombëtare, mjek i mirënjohur në botë, shkencëtar – profesor në disa universitete botërore dhe predikues i paqes.
Në promovim të kësaj vepre ka marrë pjesë vet autori Kahan, i cili e ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën që po e bën në Gjakovë dhe Kosovë. Duke bashkëbiseduar me të pranishmit, ai ka thënë se shqiptarët kanë shumë të përbashkëta me popullin e tij, hebrenjtë, pasi të dy popujt kanë qenë ndër popujt më të persekutuar dhe më të keqtrajtuar gjatë historisë, prandaj edhe poezitë e tij, kushtuar gjenocidit, holokaustit, dhunës dhe keqtrajtimit, përkojnë shumë edhe me të kaluarën e popullit shqiptar.
Në promovimin e librit të përkthyer në gjuhën shqipe nga poeti Jeton Kelmendi, kanë folur edhe poetë të ndryshëm gjakovarë, ndërsa në emër të komunës ka folur kryesuesi i Kuvendit Komunal Anton Shala, i cili gjithashtu edhe i ka ndarë një mirënjohje nobelistit Kahan.
Ndryshe, Ernesto Kahan, është nobelisti i parë që e ka vizituar komunën e Gjakovës.

 

  

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike