Komuna e Gjakovës do të përfitojë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit 11 projekte infrastrukturore, projekte këto që do të realizohen përgjatë vitit 2019.
Bëhet fjalë për:
-Ndërtimi i rrugës në Cufadol,
-Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan,
-Ndërtimi i rrugës Cermian – Meqe,
-Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec,
-Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden,
-Ndërtimi i rrugës së Radoniqit
-Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan,
-Ndërtimi i rrugës Hereq – Novosell-Palabardh – Lugbunar,
-Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë,
-Ndërtimi i rrugës në fshatin Ramat dhe vazhdimit të ndërtimit të rrugës “Muharrem Domi”.
Realizimi i këtyre projekteve është nënshkruar në mes të kryetarit të Gjakovës Ardian Gjini dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.