Me rastin e shënimit të 14 qershorit, ditës së Çlirimit të qytetit të Gjakovës, kryetari Gjini me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve.
Kryetari Gjini u shprehë që kryefjala e të rënëve është liria të cilën e gëzojmë e detyra jonë është që të punojmë për të ardhme edhe më të mirë.