Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka pritur në takim përfaqësuesin e komunës së Odunpazar nga Turqia, z.Kadir Kodak.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet Kosovë-Turqi aq më tepër për binjakëzimin që ekziston qysh nga 2005-ta mes Gjakovës dhe Odunpazar.
Gjithashtu, Kodak takoi edhe një grup vajzash nga KVRL konkretisht nga programi “Youth is our future” si dhe vizitoi çerdhen “Ganimete Tërbeshi”. Këto vizita kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.