Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Gjakova dhe Fort Dodge thellojnë edhe më tej bashkëpunimin

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me kryetarin e komunës Fort Dodge të Shtetit Iowa të SHBA-ve Matt Bemrich, kanë nënshkruar sot marrëveshjen finale të binjakëzimit, marrëveshje kjo që parasheh bashkëpunimin e dy qyteteve në fushën e Administratës Publike, Ekonomisë, Kulturës dhe Arsimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dy kryetarët janë shprehur të lumtur për forcimin e bashkëpunimit, ndërsa kanë premtuar se secili prej tyre do të angazhohet në maksimum që ky bashkëpunim të jetë sa më frytdhënës për qytetarët e të dyja vendeve.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot, dy qytetet do të bashkëpunojnë fillimisht në shkëmbimin e përvojave dhe të ekspertëve në të gjitha fushat, bashkëpunim ky që nënkupton organizimin e trajnimeve të ndryshme, kryesisht për studentët dhe të rinjtë nga komuna e Gjakovës, të cilët në të ardhmen do të përfitojnë nga përvoja e qytetit amerikan.
Gjatë ditës së sotme, në shenjë respekti për shtetin mik, kryetarët Gjini dhe Bemrich kanë inauguruar edhe shtegun “Ford Dodge”, shteg ky i cili gjendet në parkun e madh të qytetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Ndryshe, kryetari Matt Bemrich, i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë amerikanë, është duke qëndruar në Gjakovë tash e dy ditë, në një vizitë që parasheh njohjen më të mirë dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike