Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, bashkë me Drejtorin e Muzeut Etnografik, Besmir Hasi, kanë pritur në takim zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
Këtë vit, Tirana feston 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet dhe Gjakova do të jetë pjesë e kësaj feste e cila do të vijojë në disa qytete të Kosovës.
Kryetari Gjini është shprehur i lumtur për këtë fakt, duke shprehur gatishmërinë e plotë të tij dhe të bashkëpunëtorëve për gjithçka rreth organizimit sa më të mirë të kësaj ngjarjeje.