Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Me 29 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi e ka themeluar KPF-në me këtë përbërje: Durim Halilaj, Agustin Shala dhe Teuta Pallaska – Milla nga AAK, Mimoza Shala dhe Ali Tafarshiku nga VV, Labeat Sadria nga PDK, Teki Shala nga LDK dhe Ferdinand Kolaj nga PSHDK.
Gjithashtu, sipas ligjit, me automatizëm pjesë e KPF-së është edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi .