Në kuadër të shumë projekteve infrastrukturore, sot filloj edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Dobrigje, gjatësia e së cilës është 1270 metra dhe kostoja e saj është 192,176.00 euro.
“Kjo rrugë është e rëndësishme për shkak se lidh dy fshatra dhe për më tepër dy komuna, fillon nga Dobrigjja deri në fshatin Gramaqel që i takon komunës së Deçanit” tha kryetari Gjini.
Gjithashtu, filluan edhe punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Rashkoc gjatësia e së cilës është 1350 metra e cila kushton 94,382.72 euro. Këto projekte pritet të finalizohen brenda tre muajsh.