Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot qendrën e komuniteteve në Brekoc, në të cilën sot ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
Niveli lokal dhe ai qendror kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksionohen në mënyrë që të shmangin variantet e reja të paraqitjes së virusit.
Qendra e komuniteteve në Brekoc gjatë ditës së sotme do të jetë në shërbim të qytetarëve nga radhët e komuniteteve për vaksinim deri në orën 13:00.