Ka filluar realizimi i projektit infrastrukturor për ndërtimin e rrugëve në Smaq dhe Bishtazhin.
“Dje e nisëm në Rogovë, sot e vazhduam në Smaq e Bishtazhin për të vazhduar edhe ditëve të ardhshme në fshatra tjerë e në qytet e për ta përmbyllur në tërësi infrastrukturën rrugore. Në Smaq e Bishtazhin nisëm rregullimin dhe asfaltimin e 7 akseve, në gjatësi prej 1 mijë e 240 metra në vlerë totale të investimit prej 95 mijë Euro nga buxheti komunal. Na presin projekte të mëdha për Gjakovën, prandaj me shumë kënaqësi po i përmbyllim projektet e vogla duke e siguruar një qasje dhe lëvizje shumë më të lehtë për të gjithë qytetarët tanë” është shpehur Kryetari Gjini gjatë nisjes së këtij projekti.