Ka filluar ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në Osek Hylë, konkretisht në zonën e ashtuquajtur Qafa e Osekut.
Kjo rrugë, e gjatë 1260 metra, do të lidhë Rekën e Keqe me Rekën e mirë, por edhe do të ndihmojë në shkarkimin e qarkullimit të panevojshëm brenda qytetit.
Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge është financim i Komunës së Gjakovës dhe kap vlerën financiare rreth 230 mijë euro. Sipas operatorit ekonomik, ky projekt parashihet të finalizohet brenda këtij viti.