Ka filluar së zbatuari një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në fshatin Bitesh të komunës sonë.
Bëhet fjalë për ndërtimin dhe asfaltimin e një rruge, e cila lidhet me rrugët e asfaltuara ekzistuese të kësaj ane, por edhe fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit.
Ky investim nga Komuna e Gjakovës që kap vlerën financiare rreth 90 mijë euro, do të lehtësojë jetesën e banorëve të fshatit Bitesh, si dhe do të krijojë edhe një mundësi për qarkullim në mes të Gjakovës dhe komunës sonë fqinje Deçanit.