Kanë filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatrat Marmull, Bishtazhin, Fshaj dhe Kushavec .
Gjatë nisjes së këtij projekti, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka informuar që përmes këtij investimi në vlerë prej 210 mijë euro nga buxheti komunal, finalizohen rrugët e mbetura në këto zona të komunës sonë. “Ky projekt pritet të përfundohet shpejtë, në mënyrë që më pas të vazhdojmë me planifikimin e projekteve të reja për banorët e këtyre fshatrave” është shprehur ndër të tjera ai.