Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Shefqet Shehu, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete për këtë mandat.
Pika e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit të komitetit, me ç’rast, me vota unanime të anëtarëve të pranishëm, u zgjodh Emrah Cermjani.
Fillimi i punës së këtij komiteti përkon me shënimin e International Romani Day, duke theksuar angazhimin e institucioneve të Komunës së Gjakovës për promovimin e përfshirjes, barazisë dhe mbështetjes së komuniteteve rome, si dhe të komuniteteve të tjera, në proceset e vendimmarrjes lokale.
Komiteti për Komunitete ka një rol të rëndësishëm në adresimin e nevojave dhe interesave të komuniteteve, duke kontribuar në forcimin e dialogut, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të tyre në jetën institucionale dhe shoqërore të komunës.