Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Edhe 4 rrugë të reja nisin në Gjakovë

Filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në katër fshatra të komunës së Gjakovës.

Konkretisht, bëhet fjalë për rreth 3 km rrugë në fshatin Skivjan, rreth 3 km në fshatin Shishmon, më shumë se 2 km në fshatin Demjan dhe projekti infrastrukturor në Kushavec i cili përfshin rregullimin e rrugës, forcimin e bazamentit të saj dhe ndërtimin e murit mbrojtës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, është shprehur i lumtur për nisjen e këtyre projekteve me rëndësi jetike për banorët e këtyre anëve dhe tërë komunën. “Jam i gëzuar që jemi në rrugë të drejtë për përfundimin e infrastrukturës rrugore në këto fshatra dhe rrjedhimisht në tërë komunën, për të vazhduar me projekte të tjera të rëndësishme për banorët. Në Kushavec kemi pasur rrëshqitje të dheut për një kohë të gjatë. Tani kemi një projekt, përmes të cilit kjo zonë do të stabilizohet dhe nuk do të ketë më rrezik për të gjithë ata që e frekuentojnë” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Gjatë nisjes së këtyre projekteve, i pranishëm ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike