Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit ka filluar Konsultimet Publike me qytetarë të komunës lidhur me Draft Hartën Zonale Komunale të Gjakovës 2022-2030 .
Sektori për Planifikim Hapësinor po prezanton këto ditë në detaje përmbajtjen e këtij dokumenti të rëndësishëm i cili rrjedh nga Plani Zhvillimor Komunal, i miratuar nga Asambleja Komunale.
Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët përgjegjës komunalë, po kujdesen që të marrin të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që në përputhje me ligjet në fuqi të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tyre në dokumentin në fjalë.
Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve në këtë proces, nga data 8 gusht deri më datë 12 gusht, takimet do të mbahen me banorët e bashkësive lokale 6 deri në 10 si dhe këshillat lokalë.
Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojte të Mjedisit inkurajon të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këto takime, me qëllim të harmonizimeve dhe planifikimeve të përbashkëta të projekteve të ardhshme urbanistike.