Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Diskutohet avancimi i akademisë së futbollit “Vëllaznimi” dhe zhvillimi profesional i trajnerëve

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, ka pritur në një takim pune Kryesuesin e Programeve Ndërkombëtare të ACF Fiorentina, Paolo Prioglio, si dhe Kryesuesin e këtij programi në Itali, Cosimo Casciani.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e akademisë së futbollit “Vëllaznimi”, në kuadër të bashkëpunimit që këta drejtues kanë me KF “Vëllaznimi”, me theks të veçantë në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe përgatitjen e lojtarëve të rinj.

Po ashtu, u theksua rëndësia e implementimit të metodologjive bashkëkohore dhe filozofisë moderne të stërvitjes, me synim rritjen e cilësisë së punës dhe krijimin e një strukture të qëndrueshme zhvillimi për talentet e reja.

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të futbollit lokal dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin profesional të trajnerëve dhe avancimin e brezave të rinj të futbollistëve në Komunën e Gjakovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike