Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Delegacioni nga komuna e Gjakovës merr pjesë në aktivitetin “Java e Komunave”

Një delegacion nga komuna e Gjakovës, i përbërë nga kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi, drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, dhe Flatra Thaqi nga organizata Bonevet, kanë marrë pjesë në aktivitetin “Java e Komunave”, që u organizua nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon”, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Fillimisht delegacionet e komunave shqiptare, anëtare të këtij Unioni, janë pritur nga nikoqiri Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij, kryetari Veliaj ka thënë se të qenit bashkë e përfaqësuesve të komunave shqiptare, përvec një kënaqësi, është edhe një motivim për projekte të përbashkëta për qytete sa më të mira shqiptare në tërë rajonin.
Nga ana tjetër, kryesuesja e Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi, është shprehur e gatshme që komuna e Gjakovës të jetë pjesë e rëndësishme e Unionit dhe të kontribuojë në frymën e bashkëpunimit me të gjitha bashkitë dhe komunat shqiptare në rajon.
Në kuadër të aktivitetit “Java e Komunave”  përfaqësuesit nga komuna e Gjakovës kanë marrë pjesë edhe në konferencën “Turizmi rajonal dhe të rinjtë e qyteteve tona”.
Në fjalën e saj para pjesëmarrësve, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbëresha Kuqi mes tjerash ka paraqitur mundësitë turistike dhe ato zhvillimore, me theks të veçantë tek inovacionet për të rinjtë, ndërsa ka propozuar që aktivitetet e radhës së UBSHR-së të mbahen në qytetin e Gjakovës.
Nga ana tjetër, drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj ka folur për angazhimet e komunës së Gjakovës në zhvillimin ekonomik lokal e gjithashtu edhe për investimet në fushën e turizmit, me qëllimin e vetëm, promovimin e Gjakovës si një qytet me potencial turistik.
Pjesë e panelit në këtë konferencë ka qenë edhe Flatra Thaqi nga Bonevet, e cila ka shpalosur aktivitetet e kësaj organizate, e cila dikur pati nisur aktivitetin në nivel lokal, duke u shëndrruar tashmë në një organizatë gjithëkombëtare.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike