Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Dëgjimet Buxhetore vazhdojnë në Skivjan dhe Novosellë

Në ditën e tretë të dëgjimeve buxhetore, zyrtarët komunal sot kanë qëndruar në fshatrat Skivjan dhe Novosellë e Ulët me ç’rast para banorëve kanë prezentuar planifikimin buxhetor për vitin 2020 dhe projektet që pritet të realizohen nga ky buxhet.
Në këto takime kanë marrë pjesë kryesuesi i Kuvendit Anton Shala, drejtorët komunal Durim Halilaj, Flamur Fetahaj, Shkumbin Kastrati dhe Ferdinand Kolaj, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal Muharrem Musa dhe Edmond Dushi.
Para banorëve të këtij regjioni, që pêrfshin fshatrat Skivjan, Hereq, Dujakë, Planqor, Novosellë, Dobrigje, Firajë etj, janë përmendur projektet konkrete qe komuna ka planifikuar të realizojë gjatë vitit 2020, por nuk është përjashtuar mundësia edhe për realizimin e projekteve shtesë falë kodeve të përbashkëta buxhetore per asfaltim dhe shtrim me kubëza, kode këto të cilat parashohin investime të tilla në tërë komunen e Gjakovës.
E krahas investimeve nga buxheti komunal, drejtori për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, ka njoftuar se për këtë regjion është siguruar edhe një fond prej 1.2 milion Euro nga ministria e Infrastrukturës, mjete këto që do të shpenzohen për asfaltimin e disa dhjetra rrugëve dhe rrugicave nëpër këta fshatra.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike