Ka vazhduar sot dita e dytë e dëgjimeve buxhetore për buxhetin komunal të vitit 2020.
Me pjesmarrjen e kryesuesit të Kuvendit Anton Shala, drejtorit për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, atij për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal Sadik Hoti, Muharrem Musa dhe Edmond Dushi, dëgjimet buxhetore janë mbajtur në fshatrat Rogovë dhe Demjan, fshatra këto që përfshijnë regjionin e Hasit.
Në takim me banorët e fshatrave të këtij regjioni, zyrtarët komunal kanë bërë të ditur se me buxhetin e vitit 2020 janë paraparë të realizohet një mori projektesh ne Has, e të cilat edhe janë listuar në listën e projekteve kapitale, ndërsa nuk do të mungojnë edhe projekte tjera, të cilat gjatë vitit do të realizohen në kuadër të kontratave kornizë, që komuna e Gjakovës i ka të nënshkruara, qoftë pë asfaltim, qoftë për shtrim me kubëza të rrugëve dhe trotuareve.
Sipas zyrtarëve komunal, me angazhim konkret, pritet që më së largu deri në vitin 2021 të gjitha projektet infrastrukturore të përmbyllen për tu fokusuar më tej në projekte tjera zhvillimore.