Në ditën e tretë kanë vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të dëgjimeve buxhetore.
Kryesuesja e kuvendit komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë bashkëbiseduar me banorët e regjionit të Rekës së Keqe, në fshatrat Ponoshec dhe Sheremetaj, prej të cilëve kanë pranuar idetë dhe kërkesat për projekte konkrete, e të cilat pas shqyrtimit do të inkorporohen në buxhetin e vitit 2023 në kuadër të investimeve kapitale.