Brigada e Zjarrfikësve është bërë me mjet të ri për shuarjen e zjarrit , investim ky nga Komuna e Gjakovës i cili kap vlerën financiare 200 mijë euro.
Kryetari i Komunës Ardian Gjini, është shprehur se Brigada e Zjarrfikësve ne Gjakovë, është ndër brigadat më të mira në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin. “Nga sot e tutje, puna e tyre do të jetë edhe më efikase falë kësaj makine të re për shuarjen e zjarrit. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, të kemi qartësi të plotë të kompetencave të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes sa i përket Brigadave të Zjarrfikësve në tërë Kosovën. Në këtë mënyrë, do të kemi më shumë mundësi të investojmë në mjete pune por edhe shtim të personelit” deklaroi ai ndër të tjera.