Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

BONEVET Gjakova prezantohen projekte inovative të zhvilluara me Inteligjencë Artificiale

Qendra BONEVET në Gjakovë vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e kreativitetit, duke u shndërruar në një hapësirë të veçantë inovacioni dhe mësimi për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit.

Në prani të shumë mysafirëve, mes tyre përfaqësues të Komunës së Gjakovës, kryesuesi i Kuvendit Komunal Shefqet Shehu, drejtori i Arsimit Hysen Brahimaj dhe të ftuar të tjerë, u bë prezantimi i tri projekteve të zhvilluara me Inteligjencë Artificiale nga anëtarët vjetorë të BONEVET Gjakova.

Projektet e prezantuara përfshijnë:

  • “Sistemi i trafikut të mençur për efiçiencë ambientaliste”;
  • “Detektimi i bullizmit kibernetik tek të rinjtë dhe mbështetja përmes Chatbot-it”;
  • “Sistemi i Inteligjencës Artificiale për edukimin e të rinjve në zonat e margjinalizuara”.

Këto projekte pasqyrojnë punën, angazhimin dhe vizionin e të rinjve të Gjakovës për përdorimin e teknologjisë në adresimin e sfidave konkrete shoqërore, duke dëshmuar potencialin e tyre për të krijuar zgjidhje inovative me ndikim pozitiv në komunitet.

Komuna e Gjakovës vlerëson lart angazhimin e BONEVET dhe të rinjve pjesëmarrës, të cilët po kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më inovative dhe më të zhvilluar për qytetin tonë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike